Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Ky është numri i votuesve që morën pjesë deri tani në shkollën “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok

Numri i votuesve në komunën e Zubin Potokut deri në këto momente mbetet mesatarisht i ulët.
Në qendrën e votimit në shkollën “Jovan Cvijiq”, sipas kryesuesve të klasave në këtë qendër, të për KosovaPress thanë se deri më tani kanë votuar rreth 28% e qytetarëve me të drejtë vote.
Në këtë qendër votimi, të drejtë vote kanë gjithsej 2.876 qytetarë, ndërsa deri në këto momente kanë votuar vetëm 812 qytetarë, apo 28.23 për qind.
Vetëm në vendvotimin 2801/03, ku të drejtë vote kanë 664 qytetarë, këtë të drejtë e kanë ushtruar 304 qytetarë.
Ndërkaq, në vendvotimin 2801/04, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 650, ndërsa kanë votuar 323 qytetarë.
Ndërsa në qendrën e votimit me kusht, sipas menaxheres së kësaj qendre, Zade Deliu, e cila ka folur për KosovaPress, të drejtë vote kanë 200 qytetarë, ndërsa deri në këto momente kanë votuar vetëm 43 qytetarë.
